'Jerusalem...që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët !' Mateu 23:37 Pushteti më i madh që njeriu ka në dorë është vullneti i tij personal. Ti e ke, unë e kam, të gjithë njerëzit e kanë një të tillë. Në fakt është një dhuratë nga vet Perëndia që, nëse përdoret siç duhet, na ndihmon të kalojmë përjetësinë me Të. Por është aq i rrezikshëm gjithashtu, nëse e përdorim gabimisht, sepse mund të na çoj drejtpërdrejt në Ferr! Këtë vullnet të lirë njerëzit e kanë përdorur për të mirën e të tjerëve ose për skllavërimin e tyre. Mbi këtë vullnet të lirë nuk ka pushtet askush përveç teje për ta përdorur për të mirën më të lartë. Je ti ai ose ajo që vendos mënyrën sesi e përdor atë. Vendimet që ti i merr me vullnetin tënd të lirë ndikojnë jo vetëm tek ti por edhe tek partneri yt jetësor, tek fëmijët e tu, tek familja jote e gjërë, komuniteti yt si ...