Skip to main content

Dy vizitat e mekatit


"Dhe në qoftë se nuk veproni kështu, atëherë do të mëkatoni kundër Zotit; dhe të jeni të sigurtë që mëkati juaj do t’ju gjejë."
  Numrat.32:23


‎Mëkati është një vizitor dyfytyrësh. Herën e parë kur vjen tek ti ka fytyrën më tërheqëse të mundshme, si të një 'Mis Universi" ose të asaj gjëje që e ke si idhull dhe nuk rri dot pa të. Me vete në këtë vizitë të sjell kënaqësinë, bukurinë, një shprese për pozitë më të lartë, lumturinë, pasurinë, shijen e ëmbël, përmbushjen, famën dhe ndoshta plotëson edhe 'ëndrrën' tënde të fshehtë.
‎Kush nuk do ta donte një vizitor të tillë në shtëpi? Të gjithë do ta mirëprisnin pa hezitim. Por pasi kemi shijuar kënaqësinë e vizitës, mëkati largohet për ca kohë dhe vjen sërish tek ne për VIZITËN E DYTE, të cilën pavarësisht kohës sonë të zënë, shmangijes së takimit dhe përpjekjeve tona të vazhdueshme që të mos e takojmë, ai arrin të na gjej.


‎Dhe zakonisht na gjen në momentin kur nuk e presim dhe na sjell, këtë rradhë, zhgënjimin, turpin, vdekjen, sëmundjen, vuajtjen, tmerrin, frikën, dhe shumë gjëra të tjera që as armikut tonë më të madh nuk do t'ia dëshironim.
‎NËSE sot hap derën për vizitën e parë të mëkatit mos harro që me siguri kur të vijë për herë të dytë, mëkati yt do të të gjejë. Dhe nuk do të sjell atë që na solli herën e parë, por do të sjell atë që do të shkaktojë vuajtje dhe turp. 


‎Bibla thotë që mëkati është TURPI I POPUJVE. Nëse është turpi i popujve aq më tepër është turpi i individit. Po ku është rrugëdalja? Ajo gjendet tek Shkrimi i Shenjtë që thotë: 'Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.' (Romakëve.12:9)
‎Të urresh të keqen ose mëkatin do të shkaktoj një reagim kundështues kur përballesh me të. Neve rezistojmë gjërat që nuk i pëlqejmë por nëse urrejmë diçka ne marrim një qëndrim luftarak. Asgjë më ulët se ky qëndrim nuk do na mbaj larg mëkatit. Mëkati ka natyrë frymërore dhe vetëm në frymë mund ta mposhtim. Po çfarë forcon frymën tonë? Është Bibla, Fjala e Perëndisë, Mana Qiellore, ushqimi i përsosur për zemrën e njeriut.


‎Sigurohu të ushqesh frymën tënde me Fjalën çdo ditë, dhe herës tjetër kur mëkati të trokas në derën tënde, nuk do lodhesh as për ta hapur e jo më për ta përshëndetur!

___________________________________________________________________________

Pyetje per reflektim:
A ke perjetuar viziten e dyte te mekatit? 
A do deshiroje t'i shmangeshe kesaj vizite?
Cfare mund te bejme tjeter per ta shmangur viziten e pare te mekatit?
Cfare keshille mund te jepje dikujt qe po sfidohet ne kete moment qe te mekatoje?

Popular posts from this blog

Kujdes çfarë dëgjoni!

Secili prej nesh këto ditë për shkak të karantinës duket se jemi të detyruar në një mënyrë ose tjetër të mendojmë se si do ta përdorim gjithë atë kohë që e kemi në dispozicion. Kjo përfshin shumë njerëz të cilët janë brenda shtëpive të tyre dhe ndoshta nuk e ushtrojnë dot profesionin nga shtëpia. Në po të njëjtin grup janë edhe ata të papunë dhe të rinj që  tani kanë më shumë kohë në dispozicion për të harxhuar. Por çfarë ndodh me njeriun i cili është i mbyllur brenda për një kohë të gjatë. Ai/ajo do të shikojë për mënyra për të dalë jashtë ambientit ku ndodhet. Dhe nëse jeton në një pallat, ku mundësia për pak ajër mund të jetë ballkoni, atëherë ngelet që çdo gjë mediatike mund të na tundoj si një der ë për të dalë jasht ë . Kjo është dalja me e shpejtë nga realiteti dhe celularët, tabletat, televizori dhe kompjuteri duken si mundësitë më të shpejta për k ët ë gj ë. Por në vend që të marrim ajër të pastër ose të pushojmë sytë nga bukuria e krijimit, bota virtuale n...

Si të dallojme mësimet e rreme?

  Ne jemi krijesa që ndikohemi shumë nga ajo që na rrethon, qoftë ajo çfarë shikojmë, dëgjojmë ose përjetojmë, Ne ndikohemi nga njerëz të ndryshëm qoftë të afërm ose dhe të panjohur. Ndikohemi nga librat që lexojmë ose nga postime që shikojmë. Pra ne ndikohemi vazhdimisht dhe për këtë ska asnjë dyshim. Por i tërë ky ndikim është vullnetar apo edhe i sforcuar mbi ne? Këtë e vendosim ne duke lejuar ose penguar ndikimet të hyjnë në zemrën tonë.Sepse çdo gjë që hyn në zemrën tonë formon karakterin tonë dhe i jep drejtim jetës sonë. Janë disa paralajmërime që Jezusi jep në lidhje me ndikimet negative nga të cilat duhet të kemi kujdes dhe të ruhemi vazhdimisht. Ato Jezusi i quan ‘maja’ sepse majaja simbolizonte diçka të keqe, që brymos dhe korrupton edhe pse sot nuk e ka më këtë kuptim. Në historinë e Biblës majanë e hasim që në fillesat e festave të Izraelitëve. Majaja u ndalua që në fillim nga Perëndia të përdorej në shtëpinë e Izraelitëve kur ata sapo dolën nga Egjipti. Festa e t...

Jeteshkrimi qe duhet lexuar: "Jeta Ime" nga Sevasti Qiriazi - Dako

Libri “ Jeta Ime” nga Sevasti Qiriazi – Dako Rrallë herë më ndodh që pasi të kem lexuar një libër të kem një dëshirë të thellë për të shkruar mbi të, thjeshtë si një mirënjohje ndaj autorit për frymëzimin ose ndikimin që lanë tek unë me veprën e tyre. E di që jam shumë vonë për ta bërë këtë në rastin e Sevastisë, duke qenë që ajo nuk rron më, por prapseprap nuk e shtyj dot këtë ndjesi që pata pasi e lexova jetëshkrimin e saj kaq mbresëlënës.   Së pari një falenderim shkon për ata që punuan dhe e përgatitën për botim këtë vepër të rrallë me vlerë të jashtëzakonshme për popullin tonë dhe për çdo atdhedashës sepse materiali në fjalë nuk është vetëm autobiografi por është edhe histori, edhe gjeografi, kulturë, është trashëgimi dhe një vepër që do ta bëj krenar këdo që është shqiptar sepse vepra në fjalë mishëron frymën shqiptare të vërtetë, dashurinë për kombin dhe për atdheun dhe për gjuhën shqipe. Puna e zonjës Dana Stucky dhe grupit të punës që e ndihmoi atë është vër...