'Jerusalem...që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!'
Mateu 23:37
Pushteti më i madh që njeriu ka në dorë është vullneti i tij personal. Ti e ke, unë e kam, të gjithë njerëzit e kanë një të tillë. Në fakt është një dhuratë nga vet Perëndia që, nëse përdoret siç duhet, na ndihmon të kalojmë përjetësinë me Të. Por është aq i rrezikshëm gjithashtu, nëse e përdorim gabimisht, sepse mund të na çoj drejtpërdrejt në Ferr!
Këtë vullnet të lirë njerëzit e kanë përdorur për të mirën e të tjerëve ose për skllavërimin e tyre. Mbi këtë vullnet të lirë nuk ka pushtet askush përveç teje për ta përdorur për të mirën më të lartë. Je ti ai ose ajo që vendos mënyrën sesi e përdor atë. Vendimet që ti i merr me vullnetin tënd të lirë ndikojnë jo vetëm tek ti por edhe tek partneri yt jetësor, tek fëmijët e tu, tek familja jote e gjërë, komuniteti yt si dhe kombi yt, jo vetëm në këtë gjeneratë por edhe në ato që do të vijnë pas teje.
Ti nuk je i ndarë nga të
tjerët ose i veçuar, por je pjesë e një tablloje më të gjërë, ku copëza jote
mund ta zbukurojë mozaikun e Perëndisë ose të përdoret si ngjyrë e zezë ose gri
për t'i dhënë formë anës së errët të historisë.Unë zgjedh që pjesëza ime në mozaikun e Perëndisë të jetë me shumë ngjyra që
të përdoret për pjesët e ndritura të saj.
Jerusalemi, me një histori kaq të vjetër, kryeqyteti më i famshëm në botë që një ditë do të mirëpres Mbretin e madh, ka një histori të vazhdueshme luftërash dhe vuajtjesh. A nuk është vallë kjo gjë pasojë e përdorimit të gabuar të vullnetit të lirë? Zoti Jezus e shpreh shumë qartë dashurinë që ka për këtë vend dhe për njerëzit që jetonin aty, pra bijtë e saj, hebrenjtë. Ai shpreh se dëshira e Tij ishte t'i mblidhte ata së bashku si klloçka mbledh zogjtë e vet në krahë, pamje kjo që tregon ngrohtësi, kujdes, mbrojtje.

Por çfarë bënë hebrenjtë? Nuk deshën! Nuk deshën të vinin nën krahët e
ngrohta të Perëndisë. Dhe ja ku jemi sot, shikojmë Jerusalemin
ende nën sfidat dhe vështirësitë që i kalon, për shkak të shumë njerëzve që
kanë refuzuar të vijnë nën krahët e Perëndise së Izraelit.
Po ne? Si është puna me ne, a po përdorim vullnetin tonë të lirë për t'i thënë Perëndisë: 'Nuk dua, nuk dua të vijë nën krahët e Tu, nën mbrojtjen Tënde.Dua të eci sipas vullnetit tim, të bëj atë që pëlqej unë!'
Ndoshta nuk e shprehim kështu me fjalë por me ecjen tonë ditore ne tregojmë që nuk duam të jemi nën krahët e Perëndisë dhe nuk duam të mblidhemi ashtu siç Ai do të na mbledh.
Dhe pasoja e refuzimit të Perëndise është gjendja e shkretë e të jetuarit pa Të. Mungesa e paqes, mungesa e dashurisë së vërtetë, mungesa e jetës së vërtetë. Nuk ka gjë më të shëmtuar sesa të shikosh një shtëpi të lihet e shkretë. Shtëpia është vendi i vetëm ku familja duhet të gjej jetë, kur rriten fëmijë, ku ata luajnë dhe mësohen, ku flejnë në rehati dhe ku dashurohen dhe dashurojnë, ku ndihemi të sigurt dhe gëzojmë rehatinë.Në momentin që shtëpia lihet e shkretë do të thotë që aty nuk ka më jetë dhe nuk ka as dashuri e as gjallëri.
Ky është fati i atyre që me vullnetin e tyre të lirë refuzojnë mirësinë e Zotit Jezus.
A u shkatërrua Jeruzalemi menjëherë pas largimit të Jezusit? Historia tregon se, 40 vjet pas ringjalljes së Jezusit, Tempulli në Jerusalem u shkatërrua sipas profecive të Tij, qyteti ra dhe u pushtua si dhe shumë njerëz në këtë qytet vdiqën.
Pra vullneti i lirë për të refuzuar Birin e Perëndisë nuk la pa pasoja këtë qytet kaq të rëndësishëm. Por kjo thënie në Bibël nuk është për qytetet por për njerëzit që jetojnë në to.Ti ndoshta jeton në Tiranë, Prishtinë ose Shkup ose Ulqin ose kudo tjetër dhe mund të mendosh që mund të jetosh pa pasoja, edhe kur vendos të mos besosh tek dashuria e Perëndisë e shfaqur nga Biri i Tij Jezus.
Vullneti i lirë, ky miku yt por edhe armiku i mundshëm po i thërret mendjes tënde sot që të pranosh atë që Zoti Jezus po të ofron - dashurinë pa kushte, dashurinë që të çliron nga çdo përpjekje për të ecur sipas mënyrës së kësaj bote, që e kundërshton këtë dashuri dhe e shmang.
Aty ku Jezusi thotë 'Jerusalem, Jerusalem' ti mundesh lirisht të vendosësh emrin tënd sepse e ka me ty dhe jo thjeshtë me qytetin ose fshatin ky ti po jeton. Nëse me vullnetin tënd e pranon ftesën e Zotit Jezus që të të mbledh në krahët e Tij, jeta jote do të bekohet, jeta jote do të ketë atë paqe me Perëndinë që nuk mund ta gjesh askund në botë.
Zgjedhja është e juaja por edhe bekimet ose pasojat e saj!

________________________________________________
Pyetje per te reflektuar?
* Si e ke perdorur vullnetin tend te lire deri me sot? A te ka afruar tek Perendia apo te ka larguar nga Ai?
* A je i gatshem per pasojat e veprimit tend?
* A po shijoni te mirat e vendimit tuaj?