Skip to main content

Ploteso sherbesen tende


‘Dhe i thoni Arkipit: “Ki kujdes shërbesën që more në Zotin, që ta plotësosh.’
  Kol.4:17
 
Nëse ka diçka që duhet të marr vëmendjen tënde gjatë tërë ditëve të tua është shërbesa që Zoti e ka planifikuar për jetën tënde. Perëndia është Perëndi i planeve. Ai ka planifikuar gjithçka për çdo person që ka jetuar,jeton dhe do të vijë në jetë. Ti nuk bën një përjashtim. Çdo gjë është e planifikuar edhe për ty por ato gjëra do të përmbushen vetëm në atë masë sa ne jemi gati të përmbushim shërbesën që Ai e ka planifikuar për ne. Perëndia për secilin fëmijë të Tij ka një shërbesë. Ajo shërbesë nuk është gjithmonë e dukshme ose e dallueshme por ka një mënyrë sesi ne mund ta zbulojmë atë. Nëse e kërkojmë me sinqeritet Perëndinë, shërbesa jonë do të bëhet më e qartë dhe vizioni i Tij do të jetë më i kuptueshëm. Ka shumë mënyra Biblike sesi në mund ta zbulojmë shërbesën tonë, por një gjë është më se e sigurt – cilado shërbesë që Zoti ka për ty , ajo do të përfshijë diçka që ti do të bësh për të tjerët. Pra ti ose unë do t’i shërbejmë të tjerëve me anë të kësaj shërbese. Pra ajo nuk është për ne, por për të tjerët dhe në këtë mënyrë ne imitojmë natyrën shërbyese të vet Perëndisë.
Disave shërbesa u zbulohet përmes një ëndrre ose një vizioni, përmes një profecie ose përmes studimit të Fjalës së Perëndisë, ose duke dëgjuar një predikim ose duke e dëgjuar Zërin e Perëndisë në frymën tonë. Ti mund të marrësh zbulesë për shërbesën tënde duke ndihmuar në shërbesat e të tjerëve, duke u frymëzuar nga ata dhe duke parë nga afër se çfarë ndjesi sjell kur dikush i shërben Perëndisë. Perëndia ka shumë mënyra sesi na e bën të njohur shërbesën që ka për ne, por kjo bëhet edhe më e qartë nëse e kërkojmë Perëndinë thellë nga zemra jonë.
Ajo që ka më shumë rëndësi sesa shërbesa jonë është PLOTËSIMI I SAJ. Nëse ke arritur tek njohja e shërbësës tënde ke arritur në gjysmën e udhëtimit tënd me Perëndinë. Tani fillon pjesa më e rëndësishme – plotësimi i shërbesës. Nëse nuk e bën këtë gjë, atëherë Perëndia po të thotë: Ki kujdes shërbesën që ta dhashë, që ta plotësosh! Ta plotësosh është pika kulminante e thirrjes. Një thirrje e paplotësuar, një shërbesë e papërmbushur lë shumë njerëz pa shijuar mirësinë e Perëndisë dhe pa e pranuar hirin e Tij. Prandaj Perëndia insiston që ne të plotësojmë ata shërbesë që Ai na ka dhënë qëllimisht që hiri i Tij të mund të shpërndahet tek shumë veta.
A e ke zbuluar shërbesën tënde?
 Nëse përgjigja jote është ‘jo’ atëherë nuk je duke e kërkuar seriozisht Perëndinë. Nëse përgjigja jote është ‘po’ atëherë pyetja e rradhës është: “ A je duke e plotësuar shërbesën tënde? A je duke shërbyer diku? Nëse përgjigja jote është “jo” sepse...dhe fillon rreshton arsyet njëra pas tjetrës, më vjen keq por asnjë arsyetim nuk ndryshon kushtet e Perëndisë. Nëse mendojmë që ne mund ta përmbushim shërbesën tonë, kur të gjitha gjërat do të vijnë në vijë, kur të kemi më shumë kohë se tani ose kur të jesh martuar, ose bërë me fëmijë ose pasi të jenë rritur fëmijët, ose pasi të kenë mbaruar shkollën, ose pasi të jemi sistemuar me shtëpi etj etj ti nuk do ta përmbushësh shërbesën tënde. Shërbesa gjithmonë përfshinë një element sakrifice, sepse nëse do t’i shërbejmë Perëndisë me siguri do të kërkohet të bëjmë diçka përtej të zakonshmes.
Prandaj kujdes me shërbesën që more nga Zoti Jezus dhe PLOTESOJE atë. Ky është edhe qëllimi pse ti je këtu në tokë!

Popular posts from this blog

Kujdes çfarë dëgjoni!

Secili prej nesh këto ditë për shkak të karantinës duket se jemi të detyruar në një mënyrë ose tjetër të mendojmë se si do ta përdorim gjithë atë kohë që e kemi në dispozicion. Kjo përfshin shumë njerëz të cilët janë brenda shtëpive të tyre dhe ndoshta nuk e ushtrojnë dot profesionin nga shtëpia. Në po të njëjtin grup janë edhe ata të papunë dhe të rinj që  tani kanë më shumë kohë në dispozicion për të harxhuar. Por çfarë ndodh me njeriun i cili është i mbyllur brenda për një kohë të gjatë. Ai/ajo do të shikojë për mënyra për të dalë jashtë ambientit ku ndodhet. Dhe nëse jeton në një pallat, ku mundësia për pak ajër mund të jetë ballkoni, atëherë ngelet që çdo gjë mediatike mund të na tundoj si një der ë për të dalë jasht ë . Kjo është dalja me e shpejtë nga realiteti dhe celularët, tabletat, televizori dhe kompjuteri duken si mundësitë më të shpejta për k ët ë gj ë. Por në vend që të marrim ajër të pastër ose të pushojmë sytë nga bukuria e krijimit, bota virtuale n...

Si të dallojme mësimet e rreme?

  Ne jemi krijesa që ndikohemi shumë nga ajo që na rrethon, qoftë ajo çfarë shikojmë, dëgjojmë ose përjetojmë, Ne ndikohemi nga njerëz të ndryshëm qoftë të afërm ose dhe të panjohur. Ndikohemi nga librat që lexojmë ose nga postime që shikojmë. Pra ne ndikohemi vazhdimisht dhe për këtë ska asnjë dyshim. Por i tërë ky ndikim është vullnetar apo edhe i sforcuar mbi ne? Këtë e vendosim ne duke lejuar ose penguar ndikimet të hyjnë në zemrën tonë.Sepse çdo gjë që hyn në zemrën tonë formon karakterin tonë dhe i jep drejtim jetës sonë. Janë disa paralajmërime që Jezusi jep në lidhje me ndikimet negative nga të cilat duhet të kemi kujdes dhe të ruhemi vazhdimisht. Ato Jezusi i quan ‘maja’ sepse majaja simbolizonte diçka të keqe, që brymos dhe korrupton edhe pse sot nuk e ka më këtë kuptim. Në historinë e Biblës majanë e hasim që në fillesat e festave të Izraelitëve. Majaja u ndalua që në fillim nga Perëndia të përdorej në shtëpinë e Izraelitëve kur ata sapo dolën nga Egjipti. Festa e t...

Jeteshkrimi qe duhet lexuar: "Jeta Ime" nga Sevasti Qiriazi - Dako

Libri “ Jeta Ime” nga Sevasti Qiriazi – Dako Rrallë herë më ndodh që pasi të kem lexuar një libër të kem një dëshirë të thellë për të shkruar mbi të, thjeshtë si një mirënjohje ndaj autorit për frymëzimin ose ndikimin që lanë tek unë me veprën e tyre. E di që jam shumë vonë për ta bërë këtë në rastin e Sevastisë, duke qenë që ajo nuk rron më, por prapseprap nuk e shtyj dot këtë ndjesi që pata pasi e lexova jetëshkrimin e saj kaq mbresëlënës.   Së pari një falenderim shkon për ata që punuan dhe e përgatitën për botim këtë vepër të rrallë me vlerë të jashtëzakonshme për popullin tonë dhe për çdo atdhedashës sepse materiali në fjalë nuk është vetëm autobiografi por është edhe histori, edhe gjeografi, kulturë, është trashëgimi dhe një vepër që do ta bëj krenar këdo që është shqiptar sepse vepra në fjalë mishëron frymën shqiptare të vërtetë, dashurinë për kombin dhe për atdheun dhe për gjuhën shqipe. Puna e zonjës Dana Stucky dhe grupit të punës që e ndihmoi atë është vër...