"Do të punosh gjashtë ditë dhe gjatë këtyre ditëve do të bësh çdo punë tënden,
por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh gjatë kësaj dite ASNJË punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori, as shërbëtorja...asnjë nga kafshët e tua...me qëllim që....të çlodhen si ti.
Ligji i Përtërirë 5:13-15
Të punosh çdo ditë, siç ndodh në shumë biznese shqiptare është modeli skllavërues i kohës së lashtë të Egjiptit. Kjo kulturë e pangopësisë ndaj lekut përpiqet të hyjë në bashkësinë e shenjtë të shenjtorëve, e maskuar si "sakrificë për Zotin" por duhet kujtuar sërish që Perëndia asnjëherë nuk e shkel Fjalën e Tij.
Çlodhja jote është po aq e rëndësishme sa edhe puna që bën. A nuk po përparojnë spitalet dhe klinikat në vendin tonë pikërisht nga kjo murtajë që është në mes nesh, kjo e punuar nga e hëna deri të dielë, që privon shqiptarët nga çlodhja kaq e nevojshme, dhe nga koha me familjet dhe fëmijët e tyre, që nuk i shikojnë dot përveçse kur janë tejet të lodhur për tju dhënë një përqafim ose këshillë?
Bizneset që punojnë të dielave janë më të pangopurit nga të gjithë, pas tyre janë lokalet dhe restorantet që mbajnë punëtorët çdo ditë në punë pa ju dhënë një ditë pushim. Kjo është një padrejtësi e shëmtuar e shoqërisë sonë dhe Perëndia e ka quajtur këtë fenomen SKLLAVËRI.
Skllavi punon çdo ditë. Skllavi nuk ka të drejta. Skllavi nuk ka ditë pushimi as në festa. Skllavi nuk ka kontratë të mirëfilltë pune. Skllavi është vazhdimisht në provë. Skllavi duhet të prezantohet para tatimeve si dikush me emër tjetër..dhe lista e padrejtësive vetëm vazhdon në shoqërinë tonë për punëtorët e shkretë.
Por Perëndia i Biblës përveç urdhërimit që thotë të pushojmë një ditë në javë nga ÇDO PUNË, (jo vetëm ne por edhe ata që punojnë për ne) na jep edhe një premtim që mund ta vendosim në punë nëse jemi të skllavëruar nga sistemi.
Ky premtim është tek Eksodi 6:6-7. Shikoni çfarë Perëndia thotë:
..."Unë jam Zoti; DO T'JU HEQ NGA PUNËT E RËNDA që ju kanë imponuar Egjiptasit, do t’ju çliroj nga skllavërimi i tyre dhe do t’ju çliroj me krah të shtrirë dhe ndëshkime të mëdha. Do t’ju marr si popullin tim, dhe do të jem Perëndia juaj; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që JU HEQ NGA PUNËT E RËNDA të imponuara nga Egjiptasit."
A je i skllavëruar nga sistemi? Lutju Perëndisë në emrin e Jezusit për çlirim. Dhe pasi je lutur çlirimi yt mund të vijë në mënyra të ndryshme që ndoshta si ke parë si rrugëdalje të mundshme. Shiko këto mundësi:
1. Fillo ti shtosh vlera vetes duke mësuar një aftësi të re, qoftë një gjuhë të huaj, një kurs kompjuteri ose aftësi tjetër që t'i rrit vlerat në tregun e punës. Shpesh herë një aftësi shtesë të hap një derë për punë me të mirë. Këtë e kam parë përgjatë viteve, sa herë që kam kërkuar t'i shtoj vlera vetes, më kanë shpërblyer. Do ta bëjnë edhe me ty.
2. Shqyrto rrethin tënd të miqësisë. Nganjëherë miqtë e gabuar na pengojnë të kërkojmë për një pozitë më të mirë pune sepse duan të na mbajnë gjithmonë në nivelin e tyre. Ose na thonë: S'ke shans ta marrësh atë pozitë! Dhe kjo na pengon që të provojmë për më mirë. Kjo këshillë gjithmonë funksionon sepse shoqëria e keqe prish zakone të mira, ndaj edhe ato të mirat që ke të rrezikohen nga shoqëria jo e mirë. Ndrysho ambient!
3. Kërko të drejtat e tua! Shpesh ne nuk kemi sepse nuk kërkojmë të drejtat tona në punë. Shefit tënd nuk i shkon mendja për të drejtat e tua sepse ai/ajo duan të fitojnë sa më shumë për çdo ditë të javës dhe nuk ngopen dot. Kërko dhe beso që do të ndryshojë situata jote. Këtë e kam provuar dhe ka funksionuar për mua.
4. Kur je në punë puno! Liria nga sistemi skllavërues vjen edhe përmes cilësisë së punës. Nëse e bën punën me cilësi, të tjerë do ta dallojnë dhe do të të kërkojnë. Do ta shikosh sesi mundësi të reja do hapen drejt çlirimit tënd nga puna pa asnjë ditë pushimi. Edhe kjo ka funksionuar për mua në kohën që nuk punoja në kishë.
Premtimi për tu çliruar nga skllavëria vlen edhe sot. Ka edhe shërbëtorë të Perëndisë, që edhe pse punojnë në kishë nuk pushojnë asnjë ditë të javës, duket sikur në këtë mënyrë po sakrifikojnë për Zotin. Por kjo është një gënjeshtër nga ferri, sepse djallit do t'i hynte shumë në punë që shërbëtori i Zotit të sëmuret, të jetë i dobët fizikisht dhe brenda pak vitesh të vdes nga mbingarkesa.
Perëndia na ka dhënë urtësinë e Tij.
6 dite punë- 1 ditë pushim total!
Pra mos e përdor ditën e pushimit për punët që nuk arrite t'i bëje gjatë javës. Fik televizorin, mbyll mediat sociale dhe bëj ato gjëra gjatë javës, në ato orë që ia ke dhënë kotësisë.
Lutu dhe medito mbi Fjalën e Zotit dhe shko në kishë, sepse këto të dyja janë shpenguesit më të mirë të kohës tënde të humbur.
Perëndia në këmbim do të siguroj urtësinë që ke nevojë dhe favorin që të ka munguar për të parë ndryshimin që kaq shumë e dëshiron dhe që në fakt të nevojitet!
___________________________________________________________________________
Pyetje per te reflektuar:
A jeni duke punuar 7 dite ne jave dhe mendoni se jeni te suksesshem per shkak te kesaj?
Si mund te reduktoni punen qe t'i kushtoni vetes dhe familjes suaj nje dite pushim total?
A keni ndonje menyre tjeter per te festuar dhuraten e Shabatit per ju?