Skip to main content

Sot zgjidhni bekimin


'Unë marr SOT si dëshmitarë kundër teje qiellin dhe tokën, që unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; ZGJIDH, pra, jetën që të mund të jetoni ti dhe pasardhësit e tu...'
                                                                                                                            Ligji i Përtërirë 30:19

Pushteti i zgjedhjes sonë është lënë në duart tona nga vet Perëndia që nga krijimi. Adami dhe Eva nuk u krijuan ai robotë që ta donin Perëndinë por u krijuan me vullnet të lirë që edhe në përsosjen e tyre ata duhet të zgjidhnin ta adhuronin Atë. Por ja që edhe krijesat e përsosura mund të bëjnë zgjedhje të gabuara- aq më tepër edhe ne sot.

Por zemra e Perëndisë për ty është që të bësh zgjedhjet e duhura ditë për ditë. Ai të thotë:

1.) Sot zgjidh bekimin. Pra zgjidh gjërat që janë pozitive për të tjerët dhe për veten. Mendo të mirën për veten dhe të tjerët dhe fol pozitivisht poashtu.

2.) Sot refuzo mallkimin. Refuzo negativitetin që të rrethon kudo në pjesëza të vogla ose të mëdha duke u përpjekur të na vjedhin gëzimin e Zotit nga zemrat tona. Refuzo të flasësh negativisht për veten dhe të tjerët dhe refuzo të biesh dakord me shigjetat e të ligut që ai i hedh drejt mendjes tënde.

Të mallkosh dmth të flasësh keq ose negativisht për të tjerët ose mbi të tjerët.

Zgjedhja jote ditore ka shumë rëndësi. Disa refuzojnë të bëjnë zgjedhjet e duhura duke ndenjur pasiv gjatë ditës. Por pasiviteti është tashmë zgjedhje negative. Le të mos e bëjmë këtë gabim sot. Fjala e Perëndisë është plot me bekime që presin të zgjidhen nga ne çdo ditë. Prandaj...

Zgjidh jetën SOT.
Zgjidh bekimin SOT.
Zgjidh Perëndinë dhe Fjalën e Tij sot.
Zgjidh Frymën e Tij të të drejtojë sot.

Popular posts from this blog

Si të dallojme mësimet e rreme?

  Ne jemi krijesa që ndikohemi shumë nga ajo që na rrethon, qoftë ajo çfarë shikojmë, dëgjojmë ose përjetojmë, Ne ndikohemi nga njerëz të ndryshëm qoftë të afërm ose dhe të panjohur. Ndikohemi nga librat që lexojmë ose nga postime që shikojmë. Pra ne ndikohemi vazhdimisht dhe për këtë ska asnjë dyshim. Por i tërë ky ndikim është vullnetar apo edhe i sforcuar mbi ne? Këtë e vendosim ne duke lejuar ose penguar ndikimet të hyjnë në zemrën tonë.Sepse çdo gjë që hyn në zemrën tonë formon karakterin tonë dhe i jep drejtim jetës sonë. Janë disa paralajmërime që Jezusi jep në lidhje me ndikimet negative nga të cilat duhet të kemi kujdes dhe të ruhemi vazhdimisht. Ato Jezusi i quan ‘maja’ sepse majaja simbolizonte diçka të keqe, që brymos dhe korrupton edhe pse sot nuk e ka më këtë kuptim. Në historinë e Biblës majanë e hasim që në fillesat e festave të Izraelitëve. Majaja u ndalua që në fillim nga Perëndia të përdorej në shtëpinë e Izraelitëve kur ata sapo dolën nga Egjipti. Festa e t...

Historia e tre drureve

‘Një ditë drurët u nisën për të vajosur një mbret që të mbretëronte mbi ta; dhe i thanë ullirit: "Mbretëro mbi ne". Por ulliri u përgjegj me këto fjalë: "A duhet të heq dorë nga vaji im me të cilin Perëndia dhe njerëzit nderohen, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?". Atëherë drurët i thanë fikut: "Eja ti të mbretërosh mbi ne". Por fiku iu përgjegj atyre: "A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia ime dhe nga fruti im shumë i shijshëm dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?". Atëherë drurët iu drejtuan hardhisë: "Eja ti të mbretërosh mbi ne". Por hardhia u përgjegj kështu: "A duhet të heq dorë nga vera ime e ëmbël që gëzon Perëndinë dhe njerëzit, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?". Atëherë tërë drurët i thanë ferrës: " Eja ti të mbretërosh mbi ne ".’ ‎(Historia e drurëve ndodhet tek libri i Gjyqtarëve kap.9:8-15) Kjo histori mund të ketë disa nënkuptime por sipas asaj që shikoj unë, më tregon...

Kujdes çfarë dëgjoni!

Secili prej nesh këto ditë për shkak të karantinës duket se jemi të detyruar në një mënyrë ose tjetër të mendojmë se si do ta përdorim gjithë atë kohë që e kemi në dispozicion. Kjo përfshin shumë njerëz të cilët janë brenda shtëpive të tyre dhe ndoshta nuk e ushtrojnë dot profesionin nga shtëpia. Në po të njëjtin grup janë edhe ata të papunë dhe të rinj që  tani kanë më shumë kohë në dispozicion për të harxhuar. Por çfarë ndodh me njeriun i cili është i mbyllur brenda për një kohë të gjatë. Ai/ajo do të shikojë për mënyra për të dalë jashtë ambientit ku ndodhet. Dhe nëse jeton në një pallat, ku mundësia për pak ajër mund të jetë ballkoni, atëherë ngelet që çdo gjë mediatike mund të na tundoj si një der ë për të dalë jasht ë . Kjo është dalja me e shpejtë nga realiteti dhe celularët, tabletat, televizori dhe kompjuteri duken si mundësitë më të shpejta për k ët ë gj ë. Por në vend që të marrim ajër të pastër ose të pushojmë sytë nga bukuria e krijimit, bota virtuale n...