Skip to main content

Historia e tre drureve




‘Një ditë drurët u nisën për të vajosur një mbret që të mbretëronte mbi ta; dhe i thanë ullirit: "Mbretëro mbi ne".
Por ulliri u përgjegj me këto fjalë: "A duhet të heq dorë nga vaji im me të cilin Perëndia dhe njerëzit nderohen, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".
Atëherë drurët i thanë fikut: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".
Por fiku iu përgjegj atyre: "A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia ime dhe nga fruti im shumë i shijshëm dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".
Atëherë drurët iu drejtuan hardhisë: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".
Por hardhia u përgjegj kështu: "A duhet të heq dorë nga vera ime e ëmbël që gëzon Perëndinë dhe njerëzit, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".
Atëherë tërë drurët i thanë ferrës: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".’

‎(Historia e drurëve ndodhet tek libri i Gjyqtarëve kap.9:8-15)

Kjo histori mund të ketë disa nënkuptime por sipas asaj që shikoj unë, më tregon se kur njerëzit e mirë refuzojnë përgjegjësitë që vijnë tek ata, njerëzit e këqinj do t'i marrin me gjithë qejf dhe do të sundojnë mbi popullin.
‎Shumë njerëz të mirë ankohen për gjendjen e popullit por refuzojnë përgjegjësitë e tyre për të drejtuar, ndihmuar, udhëzuar dhe sakrifikuar për të tjerët. Ulliri, fiku ose hardhia mund të jesh edhe ti por nëse refuzon të marrësh përsipër përgjegjësinë e drejtimit të duhur, ferrat do ngrihen dhe do të sundojnë mbi popullin e shkretë dhe do ta sundojnë pa pikë mëshire.

‎A jeni ju dikush që po kënaqeni me jetën tuaj ndërsa të tjerët po vuajnë, dhe nuk bëni as gjënë më të vogël për komunitetin tuaj?Atëherë kjo histori biblike është për ju.

‎Vaji i ullirit, fruti i fikut dhe vera janë shumë më të mira se gjembat e ferrës. Kjo është e padiskutueshmë. Por ato janë plotësisht pa vlerë nëse nuk vendosen në shërbim të njerëzve. Çfarë dobie kemi nga shishet e vajit që rrijnë me vite nëpër depo të ndryshme. Vaji ka një afat skadence edhe nëse është ekstra i virgjër. Vera vërtetë i rritet vlera me kalimin e viteve por nëse nuk arrin ta shijosh në kohën kur ti jeton, dikush tjetër do ta bëj pasi që ti të vdesësh. Sado i mirë të jetë dikush, nëse ai ose ajo nuk bën gjë për ndihmuar të tjerët kjo barazohet me një egoizëm të formës më të ulët.

‎  Njerëzit e pasur, kur bie fjala për fatin e jetës së tyre, kanë diçka që e quajnë ‘noblesse oblige’. Noblesse oblige është një term francez i cili përçon idenë se njerëzit e lindur në familje fisnike ose në shtresat e larta të shoqërise duhet të sillen në mënyre nderuese dhe bujare ndaj atyre nga shtresat më pak të privilegjuara.

Ndoshta ti që mendon se i përket një shtrese më të ngritur ( më të lartë se të tjerët ose më të mirë) nuk duhet të harrosh që ata të cilët janë vërtetë të tillë, kanë si obligim të ndihmojnë dhe të jenë bujar ndaj atyre që nuk e kanë këtë privilegj. Të jesh bujar nuk do të thotë të japësh disa qindarka të varfërve në rrugë.

  Të jesh bujar do të thotë të ndihmosh më talentet e tua dhe dhuntitë që Perëndia t’i ka dhënë në dobi të tjerëve. Nëse Perëndia të ka thirrur të drejtosh dhe ti nuk e bën këtë, të udhëheqësh të tjerë dhe ti udhëheq vetëm veten tënde, ti je duke bërë një ndër gabimet më të mëdha ndaj bashkëkombasve të tu. Po lejon ferrat të marrin drejtimin dhe ta dëmtojnë popullin dhe një ditë do të dëmtojnë edhe ty.


Pyetje për të menduar:

# Si mendon: mos je duke refuzuar pozitën drejtuese që e di se e ke?

# Pse je duke pritur që dikush tjetër të përmbush thirrjen tënde?


# Cili nga këto drurë  identifikon më mirë jetën tënde? Ulliri, fiku apo vera? Je  shërues, i ëmbël apo dëfryes?



Popular posts from this blog

Kujdes çfarë dëgjoni!

Secili prej nesh këto ditë për shkak të karantinës duket se jemi të detyruar në një mënyrë ose tjetër të mendojmë se si do ta përdorim gjithë atë kohë që e kemi në dispozicion. Kjo përfshin shumë njerëz të cilët janë brenda shtëpive të tyre dhe ndoshta nuk e ushtrojnë dot profesionin nga shtëpia. Në po të njëjtin grup janë edhe ata të papunë dhe të rinj që  tani kanë më shumë kohë në dispozicion për të harxhuar. Por çfarë ndodh me njeriun i cili është i mbyllur brenda për një kohë të gjatë. Ai/ajo do të shikojë për mënyra për të dalë jashtë ambientit ku ndodhet. Dhe nëse jeton në një pallat, ku mundësia për pak ajër mund të jetë ballkoni, atëherë ngelet që çdo gjë mediatike mund të na tundoj si një der ë për të dalë jasht ë . Kjo është dalja me e shpejtë nga realiteti dhe celularët, tabletat, televizori dhe kompjuteri duken si mundësitë më të shpejta për k ët ë gj ë. Por në vend që të marrim ajër të pastër ose të pushojmë sytë nga bukuria e krijimit, bota virtuale n...

Skllaveria e diteve te sotme dhe Shabati Biblik

" Do të punosh gjashtë ditë dhe gjatë këtyre ditëve do të bësh çdo punë tënden, ‎por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh gjatë kësaj dite ASNJË punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori, as shërbëtorja...asnjë nga kafshët e tua...me qëllim që....të çlodhen si ti.  Ligji i Përtërirë 5:13-15 ‎Të punosh çdo ditë, siç ndodh në shumë biznese shqiptare është modeli skllavërues i kohës së lashtë të Egjiptit. Kjo kulturë e pangopësisë ndaj lekut përpiqet të hyjë në bashkësinë e shenjtë të shenjtorëve, e maskuar si "sakrificë për Zotin" por duhet kujtuar sërish që Perëndia asnjëherë nuk e shkel Fjalën e Tij. ‎Çlodhja jote është po aq e rëndësishme sa edhe puna që bën. A nuk po përparojnë spitalet dhe klinikat në vendin tonë pikërisht nga kjo murtajë që është në mes nesh, kjo e punuar nga e hëna deri të dielë, që privon shqiptarët nga çlodhja kaq e nevojshme, dhe nga koha me familjet dhe fëmijët e tyre, që...

Jeteshkrimi qe duhet lexuar: "Jeta Ime" nga Sevasti Qiriazi - Dako

Libri “ Jeta Ime” nga Sevasti Qiriazi – Dako Rrallë herë më ndodh që pasi të kem lexuar një libër të kem një dëshirë të thellë për të shkruar mbi të, thjeshtë si një mirënjohje ndaj autorit për frymëzimin ose ndikimin që lanë tek unë me veprën e tyre. E di që jam shumë vonë për ta bërë këtë në rastin e Sevastisë, duke qenë që ajo nuk rron më, por prapseprap nuk e shtyj dot këtë ndjesi që pata pasi e lexova jetëshkrimin e saj kaq mbresëlënës.   Së pari një falenderim shkon për ata që punuan dhe e përgatitën për botim këtë vepër të rrallë me vlerë të jashtëzakonshme për popullin tonë dhe për çdo atdhedashës sepse materiali në fjalë nuk është vetëm autobiografi por është edhe histori, edhe gjeografi, kulturë, është trashëgimi dhe një vepër që do ta bëj krenar këdo që është shqiptar sepse vepra në fjalë mishëron frymën shqiptare të vërtetë, dashurinë për kombin dhe për atdheun dhe për gjuhën shqipe. Puna e zonjës Dana Stucky dhe grupit të punës që e ndihmoi atë është vër...