Skip to main content

Ruaje veten tende

'Ai që ka lindur nga Perëndia e ruan veten e tij dhe i ligu nuk e prek atë'.
                                                                                                       1 Gjoni 5:18

Çdo fëmijë i Perëndisë është i nxitur nga Fjala e Tij që ta ruajë veten nga i ligu. Ky nuk është thjeshtë një sugjerim por një këshillë që vjen nga Ati qiellor për bijtë dhe bijat e Tij dhe ne duhet ta dëgjojmë me kujdes.

Së pari duhet të ruajmë frymën tonë. Fryma jonë ka mundësi të ndotet nga gjërat e papastra frymërore, në veçanti nga idhujt. Çfarë janë idhujt? Idhujt janë ato gjëra që zënë vendin e Perëndisë në jetën tonë, dhe mund të jenë idhuj njerëzorë, material si dhe imagjinar. Shembuj mund të jenë të shumtë por mjafton që 'diçka' ose 'dikush' të marr më shumë kohë sesa Perendia dhe vullneti i Tij, dhe kjo 'gjë' ose 'person' zë vendin e idhullit në jetën tonë sepse vjedh atë përkushtim që i takon vetëm dhe vetëm Perëndisë.

Së dyti duhet të ruajmë shpirtin tonë. Shpirti është ajo pjesë e qënies sonë ku përfshihen mendja, vullneti dhe emocionet tona. Nëse ka diçka që duhet të ruajmë vazhdimisht nga i ligu, kjo sot do të ishte mendja jonë. Ajo bombardohet me të keqen pothuajse vazhdimisht përmes medias negative, Internetit dhe reklamave që shikojmë edhe në rrugët tona, që absolutisht nuk meritojnë të jenë aty, së pari për shkak të fëmijëve (si reklamat e klubeve të natës me femra pothuajse lakuriqe dhe produkteve të ndryshme që nuk kanë të bëjnë asgjë me seksualitetin por të çojnë në atë drejtim) dhe së dyti sepse nuk kanë të drejtën morale të jenë në rrugët e qytetit. Duke qenë se i ligu vepron përmes gjërave vizive, është përgjegjësia jonë të vendosim gjërat e duhura para syve tanë për aq kohë sa e kemi ne në dorë si psh. celulari ose TV në shtëpi.

Së treti duhet të ruajmë trupin tonë.Trupi është ajo pjesë e qënies sonë që Bibla e quan 'tenda'. Kjo dmth që këtë trup e kemi përkohësisht ndaj dhe duhet ta ruajmë nga çdo ndikim që e dëmton atë. Çfarë e dëmton trupin tonë ose çfarë e ndot atë? Ka disa gjëra që e ndotin trupin por Bibla thotë që një gjë që e ndot trupin më shumë se gjithçka tjetër është marrëdhënia seksuale jashtëmartesore dhe çdo lidhje seksuale që është jo e natyrshme.

Një fëmijë i Perëndisë e ruan trupin e tij/saj nga çdo lidhje e tillë dhe virgjëria në Bibël është edhe për meshkujt edhe për femrat. Pra kushdo që e ruan veten e tij/saj para martesës është i/e virgjër në trup sipas planit të Perëndisë.

Trupi mund të dëmtohet edhe nga konsumimi i substancave të dëmshme përmes ushqimit dhe përdorimit të tyre me tepricë. Ka substanca të tilla që shkaktojnë edhe vartësi të dëmshme që mund të shkaktojnë sëmundje fizike dhe të shkurtojnë jetëgjatësinë e planifikuar nga Perendia në jetën tonë.

Për të tilla substanca fëmijët e Perëndisë duhet të kushtojnë kujdes të veçantë duke e ditur se substancat e tilla qarkullohen edhe falas në vendin tonë për t'i futur në prangat e të ligut jo vetëm të rriturit por edhe fëmijët nëpër shkollat tona.Trupi ynë ështe tempulli i Frymës së Shenjtë dhe duhet t'i kushtojmë kujdesin e veçantë që meriton sipas Fjalës së Perëndisë.

I ligu (satani) nuk është armik vetëm me Perëndinë por është edhe armik me njeriun, ndaj dhe duhet ta ruajmë veten tonë nga ky armik i padukshëm qe dëshiron të na prek me ligësinë e tij. Le të mos i japim vend atij as në frymën tonë as në shpirtin tonë dhe as në trupin tonë. 

Ne jemi kryevepra e Perëndisë përmes aktit të krijimit. Le që gjithë qënia jonë (fryma, shpirti dhe trupi) të ruhen pa të metë deri në shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht. (1 Sel.5:23)

Popular posts from this blog

Si të dallojme mësimet e rreme?

  Ne jemi krijesa që ndikohemi shumë nga ajo që na rrethon, qoftë ajo çfarë shikojmë, dëgjojmë ose përjetojmë, Ne ndikohemi nga njerëz të ndryshëm qoftë të afërm ose dhe të panjohur. Ndikohemi nga librat që lexojmë ose nga postime që shikojmë. Pra ne ndikohemi vazhdimisht dhe për këtë ska asnjë dyshim. Por i tërë ky ndikim është vullnetar apo edhe i sforcuar mbi ne? Këtë e vendosim ne duke lejuar ose penguar ndikimet të hyjnë në zemrën tonë.Sepse çdo gjë që hyn në zemrën tonë formon karakterin tonë dhe i jep drejtim jetës sonë. Janë disa paralajmërime që Jezusi jep në lidhje me ndikimet negative nga të cilat duhet të kemi kujdes dhe të ruhemi vazhdimisht. Ato Jezusi i quan ‘maja’ sepse majaja simbolizonte diçka të keqe, që brymos dhe korrupton edhe pse sot nuk e ka më këtë kuptim. Në historinë e Biblës majanë e hasim që në fillesat e festave të Izraelitëve. Majaja u ndalua që në fillim nga Perëndia të përdorej në shtëpinë e Izraelitëve kur ata sapo dolën nga Egjipti. Festa e t...

Jeteshkrimi qe duhet lexuar: "Jeta Ime" nga Sevasti Qiriazi - Dako

Libri “ Jeta Ime” nga Sevasti Qiriazi – Dako Rrallë herë më ndodh që pasi të kem lexuar një libër të kem një dëshirë të thellë për të shkruar mbi të, thjeshtë si një mirënjohje ndaj autorit për frymëzimin ose ndikimin që lanë tek unë me veprën e tyre. E di që jam shumë vonë për ta bërë këtë në rastin e Sevastisë, duke qenë që ajo nuk rron më, por prapseprap nuk e shtyj dot këtë ndjesi që pata pasi e lexova jetëshkrimin e saj kaq mbresëlënës.   Së pari një falenderim shkon për ata që punuan dhe e përgatitën për botim këtë vepër të rrallë me vlerë të jashtëzakonshme për popullin tonë dhe për çdo atdhedashës sepse materiali në fjalë nuk është vetëm autobiografi por është edhe histori, edhe gjeografi, kulturë, është trashëgimi dhe një vepër që do ta bëj krenar këdo që është shqiptar sepse vepra në fjalë mishëron frymën shqiptare të vërtetë, dashurinë për kombin dhe për atdheun dhe për gjuhën shqipe. Puna e zonjës Dana Stucky dhe grupit të punës që e ndihmoi atë është vër...

Kujdes çfarë dëgjoni!

Secili prej nesh këto ditë për shkak të karantinës duket se jemi të detyruar në një mënyrë ose tjetër të mendojmë se si do ta përdorim gjithë atë kohë që e kemi në dispozicion. Kjo përfshin shumë njerëz të cilët janë brenda shtëpive të tyre dhe ndoshta nuk e ushtrojnë dot profesionin nga shtëpia. Në po të njëjtin grup janë edhe ata të papunë dhe të rinj që  tani kanë më shumë kohë në dispozicion për të harxhuar. Por çfarë ndodh me njeriun i cili është i mbyllur brenda për një kohë të gjatë. Ai/ajo do të shikojë për mënyra për të dalë jashtë ambientit ku ndodhet. Dhe nëse jeton në një pallat, ku mundësia për pak ajër mund të jetë ballkoni, atëherë ngelet që çdo gjë mediatike mund të na tundoj si një der ë për të dalë jasht ë . Kjo është dalja me e shpejtë nga realiteti dhe celularët, tabletat, televizori dhe kompjuteri duken si mundësitë më të shpejta për k ët ë gj ë. Por në vend që të marrim ajër të pastër ose të pushojmë sytë nga bukuria e krijimit, bota virtuale n...