Skip to main content

Qytetëria e vërtetë e te krishtereve

"Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht."
                                                                                                                                  Filipianëve 3:20
    Sa shumë njerëz sot janë në kërkim të një qytetërie më të mirë. Lëvizin nga shteti i tyre në kërkim të një jete më të mirë (dhe nuk i fajëson kush) por shpesh ndjen keqardhje për ta se shumë prej tyre në këtë planet humbin edhe jetën në kërkim të qytetërisë (shtetësisë) më të përparuar.

Por si është puna me të krishterët? Ata, thotë Bibla, kanë një qytetëri tjetër që është qiellore. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që edhe pse jetojnë në një shtet të caktuar pasaporta e tyre frymërore ka Qiellin si atdheun frymëror dhe Jeruzalemin qiellor si kryeqytet. Zoti Jezus tashmë është atje, në atdheun tonë qiellor, ku shkoi dhe u ngjit atje pas ringjalljes së tij dhe premtoi që atje ku Ai është, një ditë do të jenë edhe të Tijët.

Kjo qytetëri ka banorët e saj, që regjistrohen në librin e saj në momentin që besojnë tek Biri i Perëndisë. Libri quhet 'Libri i jetës' dhe është plot me emra nga çdo gjuhë dhe nga çdo komb. Patjetër që ka edhe shqiptarë të trevave të ndryshme që kanë zbukuruar fletët e këtij Libri dhe vazhdojnë ta zbukurojnë edhe në ditët e sotme. Kjo ndodh sepse lajmi i mirë i Jezusit vazhdon dhe predikohet në kombin tonë.

Fëmijët e Perendisë, qytetarët e vërtetë të qiellit e kërkojnë këtë atdhe sepse Ati i tyre qiellor banon aty,  jo sepse ky vend ka diçka tepër të veçantë në vetvete. Abrahami është një shembull i një njeriu (edhe pse shumë i pasur) që ishte në kërkim të qytetit qiellor sepse gjithçka që kishte nuk mund ta përmbushte këtë dëshirë të brendshme.

Apostulli Pal gjithashtu thoshte që më mirë është atje lart, ku Krishti tashmë është, sesa këtu poshtë ku mund tu shërbente kishave. Pra të krishterët e zgjuar në frymë pavarësisht qytetarisë tokësore (kudo qoftë ajo) janë gjithnjë në pritje të ditës kur qytetëria e tyre qiellore do të bëhet realiteti i tyre përfundimtar.

A jeni në pritje të Shpëtimtarit ashtu si besimtarët e hershëm? A jeni duke dëshiruar qytetërine e qiellit të behet realitet i prekshëm në botë dhe drejtësia përfundimisht të zër vend kudo? Nëse po, atëherë me siguri zemra juaj është shumë pranë zemrës së Bariut të madh, Zotit Jezus Krisht, të cilin, po e presim të vijë dhe të kthehet në tokë për të Tijët.

Popular posts from this blog

Si të dallojme mësimet e rreme?

  Ne jemi krijesa që ndikohemi shumë nga ajo që na rrethon, qoftë ajo çfarë shikojmë, dëgjojmë ose përjetojmë, Ne ndikohemi nga njerëz të ndryshëm qoftë të afërm ose dhe të panjohur. Ndikohemi nga librat që lexojmë ose nga postime që shikojmë. Pra ne ndikohemi vazhdimisht dhe për këtë ska asnjë dyshim. Por i tërë ky ndikim është vullnetar apo edhe i sforcuar mbi ne? Këtë e vendosim ne duke lejuar ose penguar ndikimet të hyjnë në zemrën tonë.Sepse çdo gjë që hyn në zemrën tonë formon karakterin tonë dhe i jep drejtim jetës sonë. Janë disa paralajmërime që Jezusi jep në lidhje me ndikimet negative nga të cilat duhet të kemi kujdes dhe të ruhemi vazhdimisht. Ato Jezusi i quan ‘maja’ sepse majaja simbolizonte diçka të keqe, që brymos dhe korrupton edhe pse sot nuk e ka më këtë kuptim. Në historinë e Biblës majanë e hasim që në fillesat e festave të Izraelitëve. Majaja u ndalua që në fillim nga Perëndia të përdorej në shtëpinë e Izraelitëve kur ata sapo dolën nga Egjipti. Festa e t...

Jeteshkrimi qe duhet lexuar: "Jeta Ime" nga Sevasti Qiriazi - Dako

Libri “ Jeta Ime” nga Sevasti Qiriazi – Dako Rrallë herë më ndodh që pasi të kem lexuar një libër të kem një dëshirë të thellë për të shkruar mbi të, thjeshtë si një mirënjohje ndaj autorit për frymëzimin ose ndikimin që lanë tek unë me veprën e tyre. E di që jam shumë vonë për ta bërë këtë në rastin e Sevastisë, duke qenë që ajo nuk rron më, por prapseprap nuk e shtyj dot këtë ndjesi që pata pasi e lexova jetëshkrimin e saj kaq mbresëlënës.   Së pari një falenderim shkon për ata që punuan dhe e përgatitën për botim këtë vepër të rrallë me vlerë të jashtëzakonshme për popullin tonë dhe për çdo atdhedashës sepse materiali në fjalë nuk është vetëm autobiografi por është edhe histori, edhe gjeografi, kulturë, është trashëgimi dhe një vepër që do ta bëj krenar këdo që është shqiptar sepse vepra në fjalë mishëron frymën shqiptare të vërtetë, dashurinë për kombin dhe për atdheun dhe për gjuhën shqipe. Puna e zonjës Dana Stucky dhe grupit të punës që e ndihmoi atë është vër...

Në kërkim të dashurisë

Cili është kërkimi më i rëndësishëm që njeriu duhet të bëj pasi ka rregulluar marrëdhënien e tij me Perëndinë? Kjo është një pyetje me rëndësi të madhe sepse pothuajse e gjithë jeta jonë merr drejtim nga ajo që ne kërkojmë prej saj.        Disa njerëz do të më përgjigjeshin kështu: ‘Të kërkosh të mbarosh një shkollë- ky është kërkimi më me rëndësi’. Të tjerë thonë: “Të bësh një shkollë Biblike’. Disa mund të thonë: ‘Të gjesh një punë dhe të blesh një shtëpi’. E të tjerë mund të mendojnë ndonjë gjësend me rëndësi të përkohshme për ta, si një laptop, ose një celular të fundit ose një makinë! Po, ka njerëz të tillë jeta e të cilëve sillet brenda 4 rrotave!        Por cila është marrëdhënia më e rëndësishme e njeriut, më e gjata dhe më kuptimplotë me një njeri tjetër? Është martesa! Perëndia ka krijuar martesën si institucionin më të rëndësishëm për njeriun, marrëdhënia nga e cila mund të krijohet një familje e shëndetshme, të përjetohet dash...