“Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të
bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm.Ky
mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me
kishën."
(Efesianëve 5:31-32)
Lidhja e Krishtit me kishën është mister i madh edhe në ditët e sotme. Disa të krishtere akoma nuk e kanë kuptuar këtë mister. Pse e themi këtë? Sepse disa thonë që besojnë tek Krishti por nuk janë fare të lidhur me kishën lokale. Çfarë mund t'i themi një martese ku burri dhe gruaja nuk janë një mish i vetëm, ose ku burri ose gruaja rrijnë me prindërit e tyre dhe nuk bashkohen me njëri tjetrin? Kjo përfundimisht nuk mund të quhet martesë!
Prandaj edhe apostulli Pal thotë që Krishti dhe kisha janë (jo 'duhet te jenë') një mish i vetëm. Të jesh një mish me Jezusin dmth që aty ku është Krishti duhet të jesh edhe ti, nëse thua se je i Tij. Të jesh i lidhur me Krishtin do të thotë të jesh i lidhur me kishën e Tij, sepse Krishti dhe kisha e Tij JANË tashmë një.
A je njësh me kishën tënde lokale? A je aq i lidhur me të ashtu si je me Krishtin? Po, vërtet ky është një mister, por jo për ata që janë bij të Perëndise sepse ata e dijnë se ku e kanë vendin e tyre, tek Shtëpia e Atit, tek kisha e tyre lokale, tek ajo që quhet familja e vërtetë e Perëndisë.
Për ta lidhja me Krishtin është njëlloj si lidhja me kishën sepse Koka dhe Trupi i Krishtit janë një dhe të pandashme, si burri dhe gruaja në një martesë, që duan njëri tjetrin dhe kujdesen për njëri tjetrin ashtu si Perëndia e ka urdhëruar në Fjalën e Tij.