Skip to main content

Mendësia qiellore

Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.
                                                                                                                                   Filipianëve 4:8

Nëse akoma nuk e dini se çfarë lloj mendimesh duhet të mendoni, Fjala e Perendisë  tashmë na i ka përkufizuar ato me qartësi. Dëshiron të përjetosh paqen e Perëndisë sot? Ajo do të manifestohet VETËM në rast se mendimet e tua (për veten dhe të tjerët) do të jenë në linjën e vargut të mësipërm.

Mendimet, po nuk u drejtuan siç duhet, mund të rrëshqasin shumë shpejt në negativitet dhe çdo mendim negativ do të fillojë ta vjedh menjëherë paqen e Perëndisë nga zemra dhe mendja jonë.
Mungesa e paqes shpeshherë është drejtëpërdrejtë e lidhur me mendimet negative që kemi për veten ose të tjerët.

 Por Bibla nuk na thotë çfarë NUK duhet të mendojmë por çfarë DUHET të mendojmë, pra të mendojmë për ato gjëra që janë të drejta, pastra, të dashura, etj etj.

Pra fokusohu vetëm tek ajo që është lartësuese tek të tjerët dhe lartësoni zemrën e të tjerëve, mos i ulni poshtë qoftë në mendimet tuaja ose me fjalët tuaja. Perëndia është Ai që na lartëson kokën (Psa.3:3) dhe nuk na shtyp poshtë. Le ta bëjmë edhe ne të njëjtën gjë me të tjerët!

Popular posts from this blog

Si të dallojme mësimet e rreme?

  Ne jemi krijesa që ndikohemi shumë nga ajo që na rrethon, qoftë ajo çfarë shikojmë, dëgjojmë ose përjetojmë, Ne ndikohemi nga njerëz të ndryshëm qoftë të afërm ose dhe të panjohur. Ndikohemi nga librat që lexojmë ose nga postime që shikojmë. Pra ne ndikohemi vazhdimisht dhe për këtë ska asnjë dyshim. Por i tërë ky ndikim është vullnetar apo edhe i sforcuar mbi ne? Këtë e vendosim ne duke lejuar ose penguar ndikimet të hyjnë në zemrën tonë.Sepse çdo gjë që hyn në zemrën tonë formon karakterin tonë dhe i jep drejtim jetës sonë. Janë disa paralajmërime që Jezusi jep në lidhje me ndikimet negative nga të cilat duhet të kemi kujdes dhe të ruhemi vazhdimisht. Ato Jezusi i quan ‘maja’ sepse majaja simbolizonte diçka të keqe, që brymos dhe korrupton edhe pse sot nuk e ka më këtë kuptim. Në historinë e Biblës majanë e hasim që në fillesat e festave të Izraelitëve. Majaja u ndalua që në fillim nga Perëndia të përdorej në shtëpinë e Izraelitëve kur ata sapo dolën nga Egjipti. Festa e t...

Jeteshkrimi qe duhet lexuar: "Jeta Ime" nga Sevasti Qiriazi - Dako

Libri “ Jeta Ime” nga Sevasti Qiriazi – Dako Rrallë herë më ndodh që pasi të kem lexuar një libër të kem një dëshirë të thellë për të shkruar mbi të, thjeshtë si një mirënjohje ndaj autorit për frymëzimin ose ndikimin që lanë tek unë me veprën e tyre. E di që jam shumë vonë për ta bërë këtë në rastin e Sevastisë, duke qenë që ajo nuk rron më, por prapseprap nuk e shtyj dot këtë ndjesi që pata pasi e lexova jetëshkrimin e saj kaq mbresëlënës.   Së pari një falenderim shkon për ata që punuan dhe e përgatitën për botim këtë vepër të rrallë me vlerë të jashtëzakonshme për popullin tonë dhe për çdo atdhedashës sepse materiali në fjalë nuk është vetëm autobiografi por është edhe histori, edhe gjeografi, kulturë, është trashëgimi dhe një vepër që do ta bëj krenar këdo që është shqiptar sepse vepra në fjalë mishëron frymën shqiptare të vërtetë, dashurinë për kombin dhe për atdheun dhe për gjuhën shqipe. Puna e zonjës Dana Stucky dhe grupit të punës që e ndihmoi atë është vër...

Kujdes çfarë dëgjoni!

Secili prej nesh këto ditë për shkak të karantinës duket se jemi të detyruar në një mënyrë ose tjetër të mendojmë se si do ta përdorim gjithë atë kohë që e kemi në dispozicion. Kjo përfshin shumë njerëz të cilët janë brenda shtëpive të tyre dhe ndoshta nuk e ushtrojnë dot profesionin nga shtëpia. Në po të njëjtin grup janë edhe ata të papunë dhe të rinj që  tani kanë më shumë kohë në dispozicion për të harxhuar. Por çfarë ndodh me njeriun i cili është i mbyllur brenda për një kohë të gjatë. Ai/ajo do të shikojë për mënyra për të dalë jashtë ambientit ku ndodhet. Dhe nëse jeton në një pallat, ku mundësia për pak ajër mund të jetë ballkoni, atëherë ngelet që çdo gjë mediatike mund të na tundoj si një der ë për të dalë jasht ë . Kjo është dalja me e shpejtë nga realiteti dhe celularët, tabletat, televizori dhe kompjuteri duken si mundësitë më të shpejta për k ët ë gj ë. Por në vend që të marrim ajër të pastër ose të pushojmë sytë nga bukuria e krijimit, bota virtuale n...