Skip to main content

Lutja e Besimtarit në Betejë


Mos jeni duke kaluar nje kohe te vështirë në ecjen tuaj të besimit? Kjo i ndodh çdo besimtari në një kohë të caktuar të jetës ose periudhë të vështirë që mund të kaloj.
Në leximet e mia të vazhdueshme me ra në dorë në një material i dërguar nga Hal Seed, pastor kishe që ka një faqe interneti:  www.pastormentor.com. Në të ai postoi një lutje që ai e ka përdorur për shumë kohë gjatë pastoratit të tij. Eshte e shkruar nga dr Victor Matthews.
Si lutje është inkurajuar të bëhet më zë të lartë dhe merr 6 deri 8 minuta. Në anglisht quhet BELIEVER’S WARFARE PRAYER dhe në shqip e kam përkthyer ‘Lutja e Besimtarit në Betejë’ sepse mu duk më e përshtatshme në kontekstin tonë.
Shpresoj që t’ju hyjë në punë në jetën tuaj të lutjes!
_______________________________________________________________________

Lutja e Besimtarit në betejë


(Për t'u lexuar me zë të lartë)

Ati im Qiellor, unë përulem para Teje në adhurim dhe lavdërim. Unë mbulohem me gjakun e Zotit Jezu Krisht si mbrojtja ime. Tek Ti dorëzohem plotësisht dhe pa rezerva në çdo fushë të jetës sime. Unë kundërshtoj të gjitha veprimet e Satanit që më pengojnë në jetën time të lutjes. I drejtohem vetëm Perëndisë së Vërtetë dhe të Gjallë dhe refuzoj çfarëdo përfshirje të Satanit në lutjen time.

(Unë urdhëroj Satanin, në emër të Zotit Jezu Krisht, të lërë praninë time me të gjithë demonët e tij. Unë vendos gjakun e Zotit Jezu Krisht në mes të Satanit dhe vetvetes.)

Ati im Qiellor,të adhuroj Ty dhe të jap lavde. Unë e pranoj se Ti je i denjë për të marrë të gjithë lavdinë, nderin dhe lavdërimin. Unë e ripërtërij besnikërinë ndaj Teje dhe lutem që Fryma e Shenjtë e Bekuar të më fuqizojë në këtë kohë lutjeje. Unë të jam mirënjohës, Ati im Qiellor, që më ke dashur nga përjetësia dhe që ke dërguar Zotin Jezu Krisht në botë që të vdiste në vendin tim. Unë të jam mirënjohës që Zoti Jezus Krisht erdhi si përfaqësuesi im dhe se me anë të Tij Ti më ke falur plotësisht. Ti më ke adoptuar në familjen tënde; Ti i ke marrë të gjitha përgjegjësitë për mua; Ti më ke dhënë jetën e përjetshme; Ti më ke dhënë drejtësinë e përsosur të Zotit Jezu Krisht, kështu që unë jam i drejtësuar tani. Unë jam mirënjohës që Ti më ke bërë të plotë në Të dhe që ke ofruar veten Tënde për mua, që të jesh ndihma dhe forca ime e përditshme.

Ati im Qiellor, hapi sytë e mi që të mund të shoh se sa i madh je Ti dhe sa i plotë është sigurimi Yt për këtë ditë. Unë jam mirënjohës që fitorja që Zoti Jezu Krisht fitoi për mua në Kryq dhe në Ringjalljen e Tij më është dhënë mua dhe se unë jam ulur me Zotin Jezu Krisht në vendet qiellore. Unë zë pozitën time me Të në vendet qiellore dhe dalloj me besim se të gjithë frymërat e liga dhe Satani vetë janë nën këmbët e mia. Unë deklaroj, pra, se Satani dhe frymërat e tij të liga më nënshtrohen në emrin e Zotit Jezu Krisht.

Unë të jam mirënjohës për armatimin që Ti ma ke dhënë. Unë vendos Brezin e së Vërtetës, Parzmoren e Drejtësisë, Sandalet e Paqes, dhe Përkrenaren e Shpëtimit. Unë ngre Mburojën e Besimit kundër të gjitha shigjetave të zjarrta të armikut; dhe marrë në dorën time Shpatën e Frymës, Fjalën e Perëndisë. Unë zgjedh të përdor Fjalën Tënde kundër të gjitha forcave të së keqes në jetën time. Unë e vesh këtë armatim dhe jetoj dhe lutem në varësi të plotë ndaj Teje Frymë e Shenjtë dhe e Bekuar.

Unë jam mirënjohës, Ati im Qiellor, që Zoti Jezu Krisht i shkatërroi të gjitha principatat dhe fuqitë dhe i bëri një shfaqje të hapur dhe triumfoi mbi ta në Veten e Tij. Unë e marr të gjithë atë fitore për jetën time sot. I refuzoj të gjitha insinuatat, akuzat dhe tundimet e Satanit. Unë pohoj se Fjala e Perëndisë është e vërtetë dhe sot zgjedh të jetoj në dritën e Fjalës së Perëndisë. Unë zgjedh, Ati im Qiellor, të jetoj në bindje ndaj Teje dhe në shoqëri me Ty. Hap sytë e mi dhe më trego fushat e jetës sime që nuk të pëlqejnë. Puno në mua për të më pastruar nga të gjitha shtresat që do t'i jepnin Satanit një pikëmbështetje kundër meje. Unë qëndroj në çdo mënyrë në gjithçka që do të thotë të jesh fëmija Yt i adoptuar dhe unë e mirëpres të gjithë shërbimin e Frymës së Shenjtë.

Me anë të besimit dhe varësisë ndaj Teje unë zhvesh njeriun e vjetër dhe qëndroj në të gjithë fitoren e Kryqëzimit ku Zoti Jezu Krisht siguroi pastrimin nga natyra e vjetër. E kam veshur njeriun e ri dhe qëndroj në të gjithë fitoren e Ringjalljes dhe sigurimin që Ai ka bërë për mua që të jetoj mbi mëkatin.

Prandaj, sot e zhvesh natyrën e vjetër me egoizmin e saj dhe vesh natyrën e re me dashurinë e saj. Unë heq tutje natyrën e vjetër me frikën e saj dhe vesh natyrën e re me guximin e saj. E zhvesh natyrën e vjetër me dobësinë e saj dhe vesh natyrën e re me forcën e saj. E zhvesh natyrën e vjetër me të gjithë epshin e saj mashtrues dhe vesh natyrën e re me drejtësinë, pastërtinë dhe ndershmërinë.

Në çdo mënyrë qëndroj në fitoren e ngritjes dhe përlëvdimit të Zotit Jezu Krisht, me anë të të cilit të gjitha principatat dhe fuqitë iu nënshtruan Atij. Unë zë vendin tim në Krishtin si fitimtar me Të mbi të gjithë armiqtë e shpirtit tim. I bekuar Frymë e Shenjtë, lutem që Ti të më mbushësh. Eja në jetën time, thyej çdo idhull dhe nxirr jashtë çdo armik.

Unë të jam mirënjohës, Ati im Qiellor, për shprehjen e vullnetit Tënd për jetën time të përditshme siç ma ke treguar në Fjalën Tënde. Prandaj, unë e pranoj të gjithë vullnetin e Perëndisë për sot. Unë jam mirënjohës që më ke bekuar me të gjitha bekimet frymërore në vendet qiellore në Krishtin Jezus. Unë jam mirënjohës që Ti më ke lindur në një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit nga të vdekurit. Unë jam mirënjohës që Ti e ke bërë të mundur që sot të jetoj i mbushur me Frymën e Perëndisë me dashuri, gëzim dhe paqe, me zemërgjerësi, mirëdashje, mirësi, me butësi, besnikëri dhe vetëkontroll në jetën time. Unë e pranoj se ky është vullneti Yt për mua dhe prandaj hedh poshtë dhe i rezistoj të gjitha përpjekjeve të Satanit dhe frymërave të tij të liga që të më vjedhin nga vullneti i Perëndisë. Unë sot refuzoj të besoj në ndjenjat e mia dhe ngre mburojën e besimit kundër të gjitha akuzave dhe shtrembërimeve dhe insinuatave që Satani do që t’mi vendos në mendje. Unë marr plotësinë e vullnetit të Perëndisë për jetën time sot.

Në emër të Zotit Jezu Krisht, unë tërësisht e dorëzoj veten te Ti, Ati im Qiellor, si një flijim i gjallë. Unë zgjedh të mos përshtatem me këtë botë. Unë zgjedh të transformohem me anë të  ripërtëritjes së mendjes sime dhe lutem që Ti të më tregosh vullnetin tënd dhe të më lejosh të eci në të gjithë plotësinë e vullnetit Tënd sot.

Unë jam mirënjohës, Ati im Qiellor, që armët e luftës sonë nuk janë mishore, por të fuqishme nëpërmjet Perëndisë në rrëzimin e fortesave, në hedhjen poshtë të imagjinatave dhe të çdo gjëje të lartë që lartëson veten kundër njohjes së Perëndisë dhe për të sjellë çdo mendim në bindje ndaj Zotit Jezu Krisht. Prandaj, në jetën time sot, unë i shkatërroj fortesat e Satanit dhe thyej planet e Satanit që janë formuar kundër meje. I rrëzoj fortesat e Satanit kundër mendjes sime, dhe unë e dorëzoj mendjen time te Ti  Frymë e Shenjtë e bekuar. 

Unë pohoj, Ati im Qiellor, që Ti nuk më ke dhënë frymën e frikës, por fuqisë, dashurisë dhe mendjekthjelltësisë

Unë thyej dhe shkatërroj fortesat e Satanit që janë formuar kundër emocioneve të mia sot dhe unë t’i  jap emocionet e mia Ty. 

Unë thyej fortesat e Satanit të formuara kundër vullnetit tim sot,dhe ta dorëzoj vullnetin tim Ty, dhe zgjedh për të marrë vendimet e drejta të besimit. 

Unë thyej fortesat e Satanit të formuara kundër trupit tim sot, unë ta jap trupin tim Ty, duke pranuar se unë jam tempulli Yt.Unë gëzohem në mëshirën dhe mirësinë Tënde.

Ati im Qiellor, lutem që tani dhe gjatë gjithë kësaj dite të më forcosh dhe ndriçosh, të më tregosh mënyrën se si Satani po më pengon dhe josh dhe si po gënjen dhe shtrembëron të vërtetën në jetën time. Më aftëso të bëhem ai person  që do të të pëlqejë Ty. Më aftëso të jem agresiv në lutje dhe në besim. Më aftëso të jem agresiv mendërisht, të mendoj dhe të praktikoj Fjalën Tënde, dhe të të jap Ty vendin e duhur në jetën time.

Përsëri, unë mbulohem me gjakun e Zotit Jezu Krisht dhe lutem që Ti, Frymë e Shenjtë e Bekuar, të sjellësh të gjithë punën e Kryqëzimit, të gjithë veprën e Ringjalljes, të gjithë veprën  e Përlëvdimit dhe të gjithë punën e Pentakostit në jetën time sot. E dorëzoj veten time tek Ti. Unë refuzoj të dekurajohem. Ti je Perëndia i çdo shprese. Ti e ke treguar fuqinë Tënde duke ringjallur Jezus Krishtin nga të vdekurit dhe unë e përvetësoj në çdo mënyrë këtë fitorë mbi të gjitha forcat Satanike në jetën time. Unë lutem në emrin e Zotit Jezu Krisht me falënderim. Amen.

© Victor Matthews, Profesor Emeritus i Teologjisë
 


Popular posts from this blog

Kujdes çfarë dëgjoni!

Secili prej nesh këto ditë për shkak të karantinës duket se jemi të detyruar në një mënyrë ose tjetër të mendojmë se si do ta përdorim gjithë atë kohë që e kemi në dispozicion. Kjo përfshin shumë njerëz të cilët janë brenda shtëpive të tyre dhe ndoshta nuk e ushtrojnë dot profesionin nga shtëpia. Në po të njëjtin grup janë edhe ata të papunë dhe të rinj që  tani kanë më shumë kohë në dispozicion për të harxhuar. Por çfarë ndodh me njeriun i cili është i mbyllur brenda për një kohë të gjatë. Ai/ajo do të shikojë për mënyra për të dalë jashtë ambientit ku ndodhet. Dhe nëse jeton në një pallat, ku mundësia për pak ajër mund të jetë ballkoni, atëherë ngelet që çdo gjë mediatike mund të na tundoj si një der ë për të dalë jasht ë . Kjo është dalja me e shpejtë nga realiteti dhe celularët, tabletat, televizori dhe kompjuteri duken si mundësitë më të shpejta për k ët ë gj ë. Por në vend që të marrim ajër të pastër ose të pushojmë sytë nga bukuria e krijimit, bota virtuale nuk m

Skllaveria e diteve te sotme dhe Shabati Biblik

" Do të punosh gjashtë ditë dhe gjatë këtyre ditëve do të bësh çdo punë tënden, ‎por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh gjatë kësaj dite ASNJË punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori, as shërbëtorja...asnjë nga kafshët e tua...me qëllim që....të çlodhen si ti.  Ligji i Përtërirë 5:13-15 ‎Të punosh çdo ditë, siç ndodh në shumë biznese shqiptare është modeli skllavërues i kohës së lashtë të Egjiptit. Kjo kulturë e pangopësisë ndaj lekut përpiqet të hyjë në bashkësinë e shenjtë të shenjtorëve, e maskuar si "sakrificë për Zotin" por duhet kujtuar sërish që Perëndia asnjëherë nuk e shkel Fjalën e Tij. ‎Çlodhja jote është po aq e rëndësishme sa edhe puna që bën. A nuk po përparojnë spitalet dhe klinikat në vendin tonë pikërisht nga kjo murtajë që është në mes nesh, kjo e punuar nga e hëna deri të dielë, që privon shqiptarët nga çlodhja kaq e nevojshme, dhe nga koha me familjet dhe fëmijët e tyre, që

Jezusi dhe Jerusalemi

'Jerusalem...që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët !' Mateu 23:37 ‎Pushteti më i madh që njeriu ka në dorë është vullneti i tij personal. Ti e ke, unë e kam, të gjithë njerëzit e kanë një të tillë. Në fakt është një dhuratë nga vet Perëndia që, nëse përdoret siç duhet, na ndihmon të kalojmë përjetësinë me Të. Por është aq i rrezikshëm gjithashtu, nëse e përdorim gabimisht, sepse mund të na çoj drejtpërdrejt në Ferr! ‎Këtë vullnet të lirë njerëzit e kanë përdorur për të mirën e të tjerëve ose për skllavërimin e tyre. Mbi këtë vullnet të lirë nuk ka pushtet askush përveç teje për ta përdorur për të mirën më të lartë. Je ti ai ose ajo që vendos mënyrën sesi e përdor atë. Vendimet që ti i merr me vullnetin tënd të lirë ndikojnë jo vetëm tek ti por edhe tek partneri yt jetësor, tek fëmijët e tu, tek familja jote e gjërë, komuniteti yt si