Prandaj, sikurse thotë Fryma e Shenjtë: “Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e Tij, mos i ngurtësoni zemrat...por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: "Sot," që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit.
Hebrenjve 3: 7-8, 13
Të krishterët e parë dinin më mirë të jetonin në besimin e tyre. Ata kishin një sekret. Dhe ky sekret përkufizohej me fjalën 'sot'.
Brenda këtyre tre shkronjave ata gjenin përmbushjen e tyre. Ata kishin mësuar që Perëndia ka mëshirë të re çdo mëngjes, buka e tyre frymërore ishte diçka 'ditore' dhe jo mujore ose vjetore dhe ata jetonin në ditën e tyre, jetonit të 'sotmen' me Zotin.
Kishin dëgjuar diku që Zoti Jezus u kishte thënë të mos shqetësoheshin për të 'nesërmen' dhe shumë shpejt kishin vendosur të jetojnë vetëm në atë që e quajmë 'sot'.
Po ne? A do të jetojmë 'sot' apo do të jetojmë duke u shqetësuar për të djeshmet tona apo të nesërmet tona?
Perëndia na ka dhënë 365 ditë që mund te jenë 365 të sotshme të bukura duke i pranuar ashtu siç janë. Ato janë çdo ditë një 'sot' dhe vetëm si të tilla mund të shijohen në Zotin.Ti dhe unë jetojmë 'sot' dhe mund ta dëgjojmë Frymën e Perëndisë 'sot' dhe mund të nxisim dikë 'sot'. E nesërmja dhe e djeshmja duhet mbyllur në sirtar dhe e sotmja duhet jetuar me hirin dhe mëshirën ditore të Perëndisë.
Prandaj Bibla të frymëzon duke të thënë: "SOT nëse e dëgjoni zërin e Tij..SOT nxisni njëri tjetrin...SOT mos ngurtësoni zemrat tuaja..."
Unë vendos të jetoj SOT. Shpresoj se do të bëni edhe ju pikërisht të njëjtën gjë!