Skip to main content

Ec me mençuri

 Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit,
                                                                                                         (Efesianëve5:15)

Eshtë absurde të mendosh që Krijuesi i gjithçkaje që ne shikojmë në univers të mos kërkojë nga krijesa e Tij të eci me mençuri. Ai vet, duke qenë se çdo gjë e krijoi me mençurinë e Tij të përsosur, pret që bijtë e Tij të përdorin mençuri në ecjen e tyre ditore.Këtu shpejtësia nuk na hyn në punë sepse gjërat e mënçura duan kohën e tyre.

Ndaj mos u nxito. A je lutur për situatën tënde? Lutu dhe kërko urtësi nga Ai sepse Ai ka bollëk të tillë që do të të hyjë në punë në çdo situatë. Për çdo sfidë që na del përpara kemi mundësi të shkojmë tek burimi i mençurisë, jo domosdoshmërisht, por, sepse kemi këtë privilegj, të marrim falas nga Ai.

Ai na pret çdo ditë në fronin e Tij mbretëror dhe mezi pret që të na bekojë me mençuri sepse Ai është mençuria pas çdo gjëje të përsosur që shikojmë. Kjo mençuri vjen falas sepse Krishti ka paguar për hyrjen tonë të lire tek froni i hirit të Perëndise. Ftesa shkruan: Ejani të gjithë ju të lodhur dhe të munduar..Ejani tek Unë - thotë Zoti, dhe Unë do t'ju jap ....mençurinë që ju duhet çdo herë që ju vini tek Unë.

Le të shkojmë me guxim para Tij dhe mençuria e Tij do të vij si dhuratë, dhe dita jonë do të shfrytëzohet me kujdes si diçka me vlerë që nuk duam ta shkapërderdhim kot.

Popular posts from this blog

Si të dallojme mësimet e rreme?

  Ne jemi krijesa që ndikohemi shumë nga ajo që na rrethon, qoftë ajo çfarë shikojmë, dëgjojmë ose përjetojmë, Ne ndikohemi nga njerëz të ndryshëm qoftë të afërm ose dhe të panjohur. Ndikohemi nga librat që lexojmë ose nga postime që shikojmë. Pra ne ndikohemi vazhdimisht dhe për këtë ska asnjë dyshim. Por i tërë ky ndikim është vullnetar apo edhe i sforcuar mbi ne? Këtë e vendosim ne duke lejuar ose penguar ndikimet të hyjnë në zemrën tonë.Sepse çdo gjë që hyn në zemrën tonë formon karakterin tonë dhe i jep drejtim jetës sonë. Janë disa paralajmërime që Jezusi jep në lidhje me ndikimet negative nga të cilat duhet të kemi kujdes dhe të ruhemi vazhdimisht. Ato Jezusi i quan ‘maja’ sepse majaja simbolizonte diçka të keqe, që brymos dhe korrupton edhe pse sot nuk e ka më këtë kuptim. Në historinë e Biblës majanë e hasim që në fillesat e festave të Izraelitëve. Majaja u ndalua që në fillim nga Perëndia të përdorej në shtëpinë e Izraelitëve kur ata sapo dolën nga Egjipti. Festa e t...

Historia e tre drureve

‘Një ditë drurët u nisën për të vajosur një mbret që të mbretëronte mbi ta; dhe i thanë ullirit: "Mbretëro mbi ne". Por ulliri u përgjegj me këto fjalë: "A duhet të heq dorë nga vaji im me të cilin Perëndia dhe njerëzit nderohen, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?". Atëherë drurët i thanë fikut: "Eja ti të mbretërosh mbi ne". Por fiku iu përgjegj atyre: "A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia ime dhe nga fruti im shumë i shijshëm dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?". Atëherë drurët iu drejtuan hardhisë: "Eja ti të mbretërosh mbi ne". Por hardhia u përgjegj kështu: "A duhet të heq dorë nga vera ime e ëmbël që gëzon Perëndinë dhe njerëzit, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?". Atëherë tërë drurët i thanë ferrës: " Eja ti të mbretërosh mbi ne ".’ ‎(Historia e drurëve ndodhet tek libri i Gjyqtarëve kap.9:8-15) Kjo histori mund të ketë disa nënkuptime por sipas asaj që shikoj unë, më tregon...

Kujdes çfarë dëgjoni!

Secili prej nesh këto ditë për shkak të karantinës duket se jemi të detyruar në një mënyrë ose tjetër të mendojmë se si do ta përdorim gjithë atë kohë që e kemi në dispozicion. Kjo përfshin shumë njerëz të cilët janë brenda shtëpive të tyre dhe ndoshta nuk e ushtrojnë dot profesionin nga shtëpia. Në po të njëjtin grup janë edhe ata të papunë dhe të rinj që  tani kanë më shumë kohë në dispozicion për të harxhuar. Por çfarë ndodh me njeriun i cili është i mbyllur brenda për një kohë të gjatë. Ai/ajo do të shikojë për mënyra për të dalë jashtë ambientit ku ndodhet. Dhe nëse jeton në një pallat, ku mundësia për pak ajër mund të jetë ballkoni, atëherë ngelet që çdo gjë mediatike mund të na tundoj si një der ë për të dalë jasht ë . Kjo është dalja me e shpejtë nga realiteti dhe celularët, tabletat, televizori dhe kompjuteri duken si mundësitë më të shpejta për k ët ë gj ë. Por në vend që të marrim ajër të pastër ose të pushojmë sytë nga bukuria e krijimit, bota virtuale n...