Skip to main content

Posts

Si të dallojme mësimet e rreme?

  Ne jemi krijesa që ndikohemi shumë nga ajo që na rrethon, qoftë ajo çfarë shikojmë, dëgjojmë ose përjetojmë, Ne ndikohemi nga njerëz të ndryshëm qoftë të afërm ose dhe të panjohur. Ndikohemi nga librat që lexojmë ose nga postime që shikojmë. Pra ne ndikohemi vazhdimisht dhe për këtë ska asnjë dyshim. Por i tërë ky ndikim është vullnetar apo edhe i sforcuar mbi ne? Këtë e vendosim ne duke lejuar ose penguar ndikimet të hyjnë në zemrën tonë.Sepse çdo gjë që hyn në zemrën tonë formon karakterin tonë dhe i jep drejtim jetës sonë. Janë disa paralajmërime që Jezusi jep në lidhje me ndikimet negative nga të cilat duhet të kemi kujdes dhe të ruhemi vazhdimisht. Ato Jezusi i quan ‘maja’ sepse majaja simbolizonte diçka të keqe, që brymos dhe korrupton edhe pse sot nuk e ka më këtë kuptim. Në historinë e Biblës majanë e hasim që në fillesat e festave të Izraelitëve. Majaja u ndalua që në fillim nga Perëndia të përdorej në shtëpinë e Izraelitëve kur ata sapo dolën nga Egjipti. Festa e tyre
Recent posts

Kujdes çfarë dëgjoni!

Secili prej nesh këto ditë për shkak të karantinës duket se jemi të detyruar në një mënyrë ose tjetër të mendojmë se si do ta përdorim gjithë atë kohë që e kemi në dispozicion. Kjo përfshin shumë njerëz të cilët janë brenda shtëpive të tyre dhe ndoshta nuk e ushtrojnë dot profesionin nga shtëpia. Në po të njëjtin grup janë edhe ata të papunë dhe të rinj që  tani kanë më shumë kohë në dispozicion për të harxhuar. Por çfarë ndodh me njeriun i cili është i mbyllur brenda për një kohë të gjatë. Ai/ajo do të shikojë për mënyra për të dalë jashtë ambientit ku ndodhet. Dhe nëse jeton në një pallat, ku mundësia për pak ajër mund të jetë ballkoni, atëherë ngelet që çdo gjë mediatike mund të na tundoj si një der ë për të dalë jasht ë . Kjo është dalja me e shpejtë nga realiteti dhe celularët, tabletat, televizori dhe kompjuteri duken si mundësitë më të shpejta për k ët ë gj ë. Por në vend që të marrim ajër të pastër ose të pushojmë sytë nga bukuria e krijimit, bota virtuale nuk m

Libri "Jezusi te Do Ty"

Pershendetje miq Ky eshte libri im mbi temen e Dashurise se Perendise per njeriun. Eshte liber i shkurter qe flet sa shume Perendia na do dhe sesi e shfaqi kete dashuri permes Birit te Tij, Jezu Krishtit. Mund ta perdorni si nje liber ungjillizues per familjaret dhe miqte tuaj qe nuk e njohin Jezusin. Bekime, pastor Tomori

Një vit pa Facebook!

Vitin që shkoi kisha vendosur të provoja një gjë në lidhje me llogarinë e Facebook-ut, duke qenë që kishte filluar një ndikim negativ në kohën time. Pasi që një nga pasionet e mia është shkrimi, përpiqesha të postoja disa nga shkrimet e mia si dhe inkurajimet e ndryshme, që janë pjesë edhe e punes sime pastorale. Duke qenë që shumica e shqiptarëve kanë një llogari në Facebook, normalisht që për të qenë në komunikim me të tjerë duhet të jesh aty ku ata janë. Por kur ke aplikacionin e Facebook-ut në celular të gjitha pëlqimet dhe komentet të sjellin edhe njoftimet e tyre, gjë që të shtyn të hysh sërish në aplikacion. Pastaj njerëz që nuk i njeh dhe duan të bëhen ‘miq’ me ty dhe ata që duan të të shkruajnë ose të të bëjnë pjesë e grupit të tyre vetëm sa shtojnë numrin e njoftimeve në celular. Facebook-u   është një aplikacion social, dhe e njeh shume mirë dobësinë e njeriut për të futur hundët tek gjërat e tjetrit, dhe kjo dobësi e shfrytëzuar mjeshtërisht nga aplikacioni,

Kur stuhia vjen

 Një nga pikturat që mund të vizualizojnë situatën në të cilën gjendemi të gjithë, jo vetëm vendi ynë i vogël por edhe pjesa tjetër e Evropës dhe pjesa tjetër e globit, është piktura nga Rembranti, Stuhia ne Detin e Galilesë (The Storm on the Sea of ​​Galilee). Varkat tona po lëkunden dhe padyshim që ka një stuhi globale që po godet. Përhapja e koronavirusit nuk është shaka, dhe ajo tashmë ka marrë jetë dhe ka ndryshuar rutinat tona të jetës normale. Disa vende, si tonat, kanë ndërmarrë disa masa ekstreme për të mbrojtur njerëzit nga ky armik i padukshëm, nga i cili shumica janë të frikësuar pasi nuk kemi ende vaksinën për ta luftuar atë. Në mes të të gjitha masave të marra dhe të gjitha këshillave të mjekëve dhe madje edhe 'ekspertëve' që na bombardojnë në mediat sociale (duke ndarë me ne se çfarë të bëjmë dhe si të mbrohemi), tani do të përqendrohesha në anën shpirtërore të çështjes. Arsyeja për këtë janë të papriturat e jetës sonë, të cilat ne nuk mund t'i k