Vitin që shkoi kisha vendosur të provoja një gjë në lidhje me llogarinë e Facebook-ut, duke qenë që kishte filluar një ndikim negativ në kohën time. Pasi që një nga pasionet e mia është shkrimi, përpiqesha të postoja disa nga shkrimet e mia si dhe inkurajimet e ndryshme, që janë pjesë edhe e punes sime pastorale. Duke qenë që shumica e shqiptarëve kanë një llogari në Facebook, normalisht që për të qenë në komunikim me të tjerë duhet të jesh aty ku ata janë. Por kur ke aplikacionin e Facebook-ut në celular të gjitha pëlqimet dhe komentet të sjellin edhe njoftimet e tyre, gjë që të shtyn të hysh sërish në aplikacion. Pastaj njerëz që nuk i njeh dhe duan të bëhen ‘miq’ me ty dhe ata që duan të të shkruajnë ose të të bëjnë pjesë e grupit të tyre vetëm sa shtojnë numrin e njoftimeve në celular. Facebook-u është një aplikacion social, dhe e njeh shume mirë dobësinë e njeriut për të futur hundët tek gjërat e tjetrit, dhe kjo dobësi e shfrytëzuar mjeshtërisht nga aplikaci...