Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2018

Trashëgimia jonë frymërore

Kur mendoj mbi historinë e besimit të krishterë në trevat shqiptare janë disa pyetje që më vijnë ndër mend. Si psh: Kush e solli ungjillin për herë të parë në Shqipëri? Dhe cilin ungjill e solli këtu? Cili dokument e mbështet këtë fakt historik? Këto janë disa pyetje që më bëjnë të reflektojmë mbi historinë e besimit të krishterë në trevat shqipfolëse. Kur flasim për trashëgiminë, ajo nënkupton diçka që paraardhësit tanë e kanë pasur në pronësi ose në kulturën dhe traditat e tyre të cilën gjeneratat pasardhëse e përfitojnë si dhuratë dhe vazhdojnë ta përcjellin tek gjeneratat që vijnë pas tyre. Por ashtu si ekziston një trashëgimi fizike që kalon nga shekulli në shekull,   një trashëgimi kulturore dhe tradicionale që përcillet përgjatë shekujve, ashtu besoj se ekziston edhe një trashëgimi frymërore mbi një komb, mbi një vend dhe mbi një popull të caktuar. Në fakt trashëgimia frymërore mund të jetë edhe mbi një familje të caktuar që ka ndjekur Perëndinë dhe e k...