Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2018

Jeteshkrimi qe duhet lexuar: "Jeta Ime" nga Sevasti Qiriazi - Dako

Libri “ Jeta Ime” nga Sevasti Qiriazi – Dako Rrallë herë më ndodh që pasi të kem lexuar një libër të kem një dëshirë të thellë për të shkruar mbi të, thjeshtë si një mirënjohje ndaj autorit për frymëzimin ose ndikimin që lanë tek unë me veprën e tyre. E di që jam shumë vonë për ta bërë këtë në rastin e Sevastisë, duke qenë që ajo nuk rron më, por prapseprap nuk e shtyj dot këtë ndjesi që pata pasi e lexova jetëshkrimin e saj kaq mbresëlënës.   Së pari një falenderim shkon për ata që punuan dhe e përgatitën për botim këtë vepër të rrallë me vlerë të jashtëzakonshme për popullin tonë dhe për çdo atdhedashës sepse materiali në fjalë nuk është vetëm autobiografi por është edhe histori, edhe gjeografi, kulturë, është trashëgimi dhe një vepër që do ta bëj krenar këdo që është shqiptar sepse vepra në fjalë mishëron frymën shqiptare të vërtetë, dashurinë për kombin dhe për atdheun dhe për gjuhën shqipe. Puna e zonjës Dana Stucky dhe grupit të punës që e ndihmoi atë është vërtetë