Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2018

Historia e tre drureve

‘Një ditë drurët u nisën për të vajosur një mbret që të mbretëronte mbi ta; dhe i thanë ullirit: "Mbretëro mbi ne". Por ulliri u përgjegj me këto fjalë: "A duhet të heq dorë nga vaji im me të cilin Perëndia dhe njerëzit nderohen, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?". Atëherë drurët i thanë fikut: "Eja ti të mbretërosh mbi ne". Por fiku iu përgjegj atyre: "A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia ime dhe nga fruti im shumë i shijshëm dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?". Atëherë drurët iu drejtuan hardhisë: "Eja ti të mbretërosh mbi ne". Por hardhia u përgjegj kështu: "A duhet të heq dorë nga vera ime e ëmbël që gëzon Perëndinë dhe njerëzit, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?". Atëherë tërë drurët i thanë ferrës: " Eja ti të mbretërosh mbi ne ".’ ‎(Historia e drurëve ndodhet tek libri i Gjyqtarëve kap.9:8-15) Kjo histori mund të ketë disa nënkuptime por sipas asaj që shikoj unë, më tregon