Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2018

"Rrno vetëm për me tregue" - nje liber i mire per ndergjegjen tuaj!

Pasi shfletova mbi 700 faqe lexim të librit autobiografik ‘Rrno vetëm për me tregue’ nga At Zef Pllumi, ishte e pamundur ta mbyllja këtë përvojë pa shkruar disa nga përshtypjet që ky libër më la. Më duket se i bëri shumë mirë ndërgjegjes sime sepse historia e përshkruar në këto faqe është më se e fuqishme për të prekur ndërgjegjen e kujtdo që i do njerëzit dhe e do popullin në të cilën ka lindur dhe është rritur. Së pari mendoj që ky libër duhet lexuar nga kushdo që nuk e njeh historinë e Shqipërisë komuniste (vitet 1945-1989) në veçanti ata që janë shumë patriotë dhe flasin për kohën e komunizmit si një kohë shumë të mirë për popullin tonë, sa edhe sot mund t’i dëgjosh me fjalë lartësuese mbi atë kohë të ‘lavdishme’. Nëse je mbi 50 vjeç dhe ke lindur në Shqipëri, ky libër do të bëjë shumë mirë për të kujtuar atë kohë kur një njeri me emrin Enver Hoxha vendos të shpall Shqipërinë ateiste dhe të rris një brez njerëzish që nuk do të besonin në Zot dhe ta çoj këtë popull në nj