Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2017

Cili është çmimi yt?

“dhe Juda u tha atyre: ''Sa do të më jepni që unë t'jua dorëzoj?''. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi. (Mateu 26:15) Secili njeri ka një çmim. Djalli është i gatshëm të paguajë LEKË për shpirtin tënd sepse ai e di që sado para të përdor për ty, ti vlen më shumë dhe ai del gjithmonë fitimtar në këtë shitblerje. Çmimi i Judës ishte 30 monedha argjendi ( me lekët tona afërsisht 70.000 lekë të reja). Ky ishte çmimi i Judës. Por çfarë bëri ai për kaq lek? Tradhëtoi Jezusin, Shpëtimtarin, të vetmin që ka jetën e përjetshme. Shumë njerëz thonë: “Unë kurrë nuk do ta bëja këtë, unë kurrë nuk do ta tradhëtoja Zotin tim”. Por duke qenë që kam vite si pastor kishe, kam parë njerëz që e kanë bërë këtë, e kanë lënë Jezusin për një gjë të caktuar (pa i vënë asaj gjëje një emër tani) dhe janë kthyer sërish në botën që kanë qenë ose janë bërë edhe më keq se më parë! Por kjo tradhëti nuk është e menjëhershme.Satani bën pagesa të vogla fillimisht për të dhënë një shi